Shfaqet një grup i armatosur në Kosovë, veten e quan “AKSH”

Shfaqet një grup i armatosur në Kosovë, veten e quan “AKSH”

Një grupim prej rreth 20 personave të armatosur është shfaqur në Mitrovicë.

Të armatosur me kallashnikovë dhe armë të shkurta, ky grupim qe vetën e quan AKSH, ka thënë se është tubuar në përkujtim të përvjetorit të 13-të të rënies së dy pjesëtarëve të tyre.

Në raportimin e portalit “veriu.info” shihet një person i cili thotë se AKSH-ja është ende aktive dhe se do të aktivizohet shumë shpejt. Duke bartur maskë për ta fshehur identitetin njëri nga pjesëtaret e këtij grupi ka thënë se AKSH-ja ka ka njësi, batalione, brigada, njësi speciale, për të cilat thotë se janë të stërvitura mirë.

 

Shpërndaje në: