Shi e rënie temperaturash, moti për sot dhe ditët në vijim

Shi e rënie temperaturash, moti për sot dhe ditët në vijim

Sot dhe nesër pritet të ketë më shumë diell dhe do të jetë më nxehtë. Nesër mund të ketë rrebeshe shiu, e nga e diela pritet ulje e temperaturave.

Nga dita e premte dhe shtunë, sërish na presin kushte të motit më të nxehtë dhe kryesisht me diell, derisa vonë të shtunën afrimi i një sistemi frontal mundëson rrebeshe shiu. Prej së dieles do të ketë ndryshim të kushteve meteorolgjike në aspektin termik, me rënie të temperaturave dhe më shumë vransira, e të hënën kthjellime.

Në kushte të kthjellimeve dhe motit më të nxehtë nivelet e koncentrimeve të ozonit sipërfaqësor edhe këto ditë do të jenë në vlera të rritura, që edhe vendosin indeksin e cilësisë së ajrit në vlera mesatare dhe të dobëta.

Megjithëse do të ketë edhe vransira ditën e enjte, nivelet e rrezikut nga rrezet ultravjollce mbeten shumë të larta, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.

29.07 – Kryesisht me diell e më nxehtë.

30.07 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell. Vonë në mbrëmje priten rrebeshe shiu me bubullima.

31.07 – Jo aq nxehtë, kryesisht me vransira, aty këtu me mundësi për riga lokale shiu.

1.08 – Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell dhe shumë ngrohtë.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 17C e 20C, deri të hënën zbresin në 14C. Maksimalet shkojnë deri në 35C ditën e shtunë, më pas zbresin në 28C e 27C ditën e diel dhe të hënë.

Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, lehtë dhe mesatare 3-9m/s, të martën e të enjten edhe nga jugperëndimi.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale.

Shpërndaje në: