Shifra shqetësuese për Kosovën

Shifra shqetësuese për Kosovën

Mbi 2 mijë qytetarë kanë hequr dorë vitin e kaluar nga nënshtetësia e Kosovës. 51 mijë persona tjerë kanë kërkuar vizë në ambasadat e shteteve të huaja për të ikur nga Kosova.

Biznesin e çregjistruan 2 mijë persona për 12 muaj, 967 të tjerë e ndryshuan pronësinë e biznesit.

Numri i personave që kërkuan vërtetim për pushim të lehonisë ishte 477.

Për të vazhduar qëndrimin e tyre në Kosovë aplikuan 130 persona.

Ndërsa në total 106 mijë individë gjatë gjithë vitit morën një vërtetim nga ATK, shkruan gazeta lajmi

Shpërndaje në: