Shiko: Me dy prekje Firmino e shpartalloi komplet mbrojtjen e Newcastlet para se të asistonte për Salah

Shiko: Me dy prekje Firmino e shpartalloi komplet mbrojtjen e Newcastlet para se të asistonte për Salah

Premier League u rikthye të shtunën pasdite, derisa Liverpooli priti në “Anfield” Neëcastlen.

Skuadra e Jurgen Kloppit u fut në këtë përballje në krye të tabelës, pasi kishte fituar të gjitha katër ndeshjet e para në ligë deri tani, transmeton Periskopi.

Dhe “Të Kuqtë” patën mundësinë ta zgjerojnë në pesë pikë diferencën me Manchester Cityn, pasi skuadra e Pep Guardiolas nuk do të luante deri pasdite.

Me një ndeshje të vështirë kundër Napolit të martën, Klopp shfrytëzoi mundësinë për ta pushuar Jordan Hendersonin dhe Roberto Firminon.

FBL-ENG-PR-LIVERPOOL-NEWCASTLE

Dhe ai u penduar për këtë vendim pas vetëm shtatë minutave lojë.

Kjo pasi, Liverpooli e gjeti veten në disavantazh, por në fund triumfoi me rezultat 3-1.

Pasi u inkuadrua në vend të Divock Origit, Roberto Firmino asistoi në dy gola, derisa asistimi i tij i dytë për Mohamed Salah ishte vërtet magjik.

Me një prekje me thembër, ai shpartalloi mbrojtjen kundërshtare duke futur në zjarr Salah, i cili nuk gaboi nga afërsia.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: