Shiko: Momenti kur Depay i vërsulet fansit në fushë pasi e sheh çka shkruhet në banerin që po mbante

Periskopi.com Sporti

Lyoni siguroi një vend në fazën e eleminimit direkt të Champions Leagues, të martën, me një barazim 2-2 me RB Leipzigun.

Barazimi, i përcjellur nga fitorja 3-0 e Benficas kundër Zenitit, e mban Lyoni një pikë më larg se këto të dyja – duke shmangur një proces të komplikuar të “mini ligës”, raporton Periskopi.

Nëse francezët do të mposhteshin nga Leipzigu, të tri skuadrat do të kishin nga shtatë pikë, që do t’ia jepte mundësinë Zenitit të vazhdonte për shkak të rezultateve më të mira mes vete.

Sidoqoftë, pavarësisht se Lyoni e siguroi kualifikimin tutje, skenat e mëvonshme nuk ngjasuan me festë.

Depay scored the all-important equaliser.

Fillimisht, nuk ishte e qartë çfarë po ndodhte me pamjet që tregonin konfrontim mes futbollistëve dhe fansave, siç mund ta shihni më poshtë.


Mirëpo, pamjet e tjera qartësuan gjërat.

Derisa futbollistët mbyllën ndeshjen, një fans u fut në vijën kufizuese të fushës dhe mbajti një baner ku quhej qendër-mbrojtësi i skuadrës, Marcelo, “gomar”.

Kapiteni, Depay iu vërsul fansit për ta konfrontuar. Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: