Shiko: Munishi ndëshkohet me të kuq, zvarritë lojën duke i lidhur këpucët pastaj i dërgon puthje gjyqtarit

Shiko: Munishi ndëshkohet me të kuq, zvarritë lojën duke i lidhur këpucët pastaj i dërgon puthje gjyqtarit

Trajneri i Ballkanit Ismet Munishi u përjashtua me karton të kuq nga ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit, ku ekipi i tij shënoi fitore 2:1.

Gjyqtari Genc Nuza ishte ai që e ndëshkoi Munishin me karton të kuq, që për trajnerin është i dyti këtë sezon.

Mundshi, edhe pse u ndëshkua nga gjyqtari, pikërisht për komunikim josportiv, e kishte edhe një moment “shkëlqimi”.

Derisa po e lëshonte fushën, për të dalë në pjesën e publikut, Munishi “inskenoi” një moment kinse po e lidhte patikën, duke bërë kështu që publiku të reagojë edhe më shumë ndaj këtij vendimi të gjyqtarëve dhe më pas i drejtoi një puthje Nuzës, derisa po braktiste terrenin.

Për më shumë shikoni këto pamje, që janë më të përfolurat e ditës në Superligën e Kosovës.

 

Shpërndaje në: