Shiko: Pamje nga festa e Feronikelit pas triumfit në Kupën e Kosovës

Shiko: Pamje nga festa e Feronikelit pas triumfit në Kupën e Kosovës

Feronikeli triumfoi me rezultat 5-1 kundër Trepçës 89 në finalen e Kupës së Kosovës, të premten mbrëma, në “Fadil Vokrri”.

Ishte një dominim absolut nga djelmoshat e Zekirija Ramadanit, të cilët u treguan të pamëshirshëm ndaj kundërshtarit, shkruan Periskopi.

Golat nga Astrit Fazliu (16′), Mendurim Hoti (26′), Albutrint Morina (66′) dhe Kastriot Rexha (71′, 90+3′), ia siguruan “Niklit” fitoren komode, derisa golin e vetëm për mitrovicasit e realizoi Ardian Muja në minutën e 73-të, shkruan Periskopi.

Një triumf i tillë sigurisht se duhet të përcillet me një festë të madhe.

Ashtu po bën edhe Feronikeli, siç mund ta shihni në pamjet e mëposhtme që janë siguruar nga Redaksia e Periskopit.

 

Shpërndaje në: