Shiko: Pas 50 lojëve, ylli i Arsenalit driblon dhe poshtëron Van Dijkun

Shiko: Pas 50 lojëve, ylli i Arsenalit driblon dhe poshtëron Van Dijkun

Virgil van Dijk ishte absolutisht i pakalueshëm për Liverpoolin sezonin e kaluar.

Mbrojtësi holandez ishte figura kyçe e Liverpoolit në triumfin në Champions League dhe rrugëtimin drejt vendit të dytë në Premier League, me “Të Kuqtë” që fituan plot 97 pikë.

Një prej statistikave më impresive të tij ishte se 27-vjeçari nuk u driblua asnjëherë në Premier League.

Por ecuria e tij e jashtëzakonshme prej 50 ndeshjeve pa u dribluar në kampionat, përfundoi sot falë yllit të Arsenalit, Nicolas Pepe.

Shikoni momentin kur u driblua holandezi. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: