Shiko: Shfrenohen drenicakët, tifozi futet në fushë, sigurimi fillon ta ndjek pasi kthehet në tribuna

Shiko: Shfrenohen drenicakët, tifozi futet në fushë, sigurimi fillon ta ndjek pasi kthehet në tribuna

Feronikeli e ka dominuar totalisht futbollin kosovar këtë edicion.

Pasi u shpall kampion i Superligës ditë më parë, “Nikli” kompletoi dupletën duke poshtëruar Trepçën 89, me rezultat 5-1 të premten mbrëma në “Fadil Vokrri”.

Ishte një paraqitje jashtëzakonisht dominuese për djelmoshat e Zekirija Ramadanit, raporton Periskopi.

Pas vërshëllimës së fundit, radha i erdhi ngritjes së Kupës, derisa për disa momente vëmendjen e mori një fans i skuadrës kampione.

Në video shihet fansi fillimisht duke vrapuar me komoditet nëpër fushë, në dijeni se sigurimi prapa nuk po bënte shumë përpjekje për ta zënë.

Mirëpo, pak momente më vonë, sigurimi e kuptoi se situata po eskalonte, dhe i tërë personeli u vërsul drejt fansit, i cili bëri gjithçka që mundi për të shpëtuar pa u kapur.

Ai nuk ishte fansi i vetëm që u fut në fushë, pasi shumë të tjerë u panë brenda zonës ku nuk u lejohet të jenë pas vërshëllimës së fundit.

Redaksia e Periskopit ka kapur momentin brilant. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: