Shiko: Yjet e Chelseat sikur fëmijët konfrontohen për penallti, Barkley nuk lëshoi pe asesi – në fund e huqi

Shiko: Yjet e Chelseat sikur fëmijët konfrontohen për penallti, Barkley nuk lëshoi pe asesi – në fund e huqi

Ross Barkley, Willian, Jorginho madje edhe Tammy Abraham u përfshin në një dialog për penallti në ndeshjen që Chelsea e zhvilloi kundër Valencias mbrëmë, në kuadër të Champions Leagues.

Zakonisht është Jorginho ai që gjuan 11-metërshat, por Barkleyt kjo nuk i bëri aspak përshtypje, derisa nuk dëshiroi as të dëgjonte duke insistuar që ai të godiste, raporton Periskopi.

Më i tmerrshëm është fakti se ai në fund nuk arriti që të shënojë, me Chelsean që u mposht 1-0 në fund nga spanjollët.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Rodrygo në minutën e 74-t. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: