Shikoni deri ku lëshohet me deklarata Vuçiqi pas takimit që pati në Rashkë
Pas takimit, Vuçiq ka thënë se “Prishtina po merret me propagandë të ndytë” dhe se në Bruksel nuk është folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Mesazhi im për serbët është: Mos bini pre e provokimeve, paqja është në interesin tonë”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.
“I lus serbët që të qëndrojnë të qetë, me çfarëdo çmimi, që me krenari t’i ruajnë emrat dhe mbiemrat që mos të largohen nga shtëpitë e tyre”, u ka thënë Vuçiq gazetarëve.
“Ne kemi pranuar gjithçka që na kanë propozuar ata, mirëpo kemi arritur në një pikë që diçka mos të pranojmë, që të jemi fajtor për gjithçka, dhe që në një pikë të themi se jemi përgjegjës për gjithçka”, ka thënë tutje ai.
Ai ka treguar, kuptohet sipas mënyrës se vet, edhe çfarë është biseduar mbrëmë në Bruksel, duke përmendur murin në veri.
“Brenda një orë diku katër herë i ndryshojnë propozimet të cilat sërish pas pajtimit tonë i ndryshojnë dhe thonë jo nuk vlejnë”, ka thënë ai.
“Kemi bërë shumë kompromisi në mënyrë që ta ruajmë paqen për të Serbinë dhe për qytetarët e saj, si dhe për qytetarët në Kosovë. Më 8 dhjetor kemi arritur marrëveshje për urën në Mitrovicë, në ndërkohë delegacioni i Prishtinës ka thënë se ata nuk janë kompetentë për këtë marrëveshje dhe janë tërhequr. As ligji i Kosovës që sipas tyre ai muri është në kompetenca të vetëqeverisjes lokale sipas tyre nuk vlen”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka shtuar se mbrëmë “nuk i kishte ardhur radha që të flisnin” për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. /Lajmi.net/



