Shikoni reagimin absolutisht të çmendur të komentatorit të Milanit pasi përmbysi rezultatin kundër Juves

Shikoni reagimin absolutisht të çmendur të komentatorit të Milanit pasi përmbysi rezultatin kundër Juves

kuadra e Milanit dje ka fituar ndeshjen derbi ndaj Juventusit, që u zhvillua në kuadër të Serie A.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 0:0, ndërsa me të filluar pjesa e dytë, Juve realizoi dy gola, fillimisht me Rabiot dhe pastaj me Cristiano Ronaldon.

Megjithatë, Milan nuk u ndal dhe arriti të bëjë të pamundurën.

Ibrahimovic, Kessie dhe Leao shënuan tre herë për pesë minuta, ndërsa për të vulosur fitoren e Rossonerëve u përkujdes Ante Rebic – i cili shënoi një super gol pas gabimit të Alex Sandros.

Për këtë rikthim të çmendur të Milanit, reagimi më i mirë vjen nga komentatori zyrtar i klubit, Tiziano Crudeli, i cili nuk mund t’i besonte syve për atë se çfarë po shihte.

Shpërndaje në: