Shikoni reagimin e trajnerit të Sheffieldit kur Mourinh ndërpren intervistën e tij

Shikoni reagimin e trajnerit të Sheffieldit kur Mourinh ndërpren intervistën e tij

Tottenhami e pësoi disfatën e 11-të të sezonit në Bramall Lane, pasi që Sheffield Unitedi arriti të marrë fitore me rezultat 3:1 falë golave të shënuara nga Sander Berge, Lys Mousset dhe Oli McBurnie.

Trajneri i Sheffieldit, Chris Wilder, mbeti i befasuar nga veprimi i trajnerit të Tottenhamit, Jose Mourinhos, i cili ia ndërpreu intervistën për t’ia uruar fitoren.

Përderisa Mourinho u ankua për këtë vendim në intervistën e tij pas ndeshjes, ai iu afrua trajnerit kundërshtar për t’ia uruar fitoren pas ndeshjes, gjë që e la të shokuar trajnerin Wilder.

Wilder e lavdëroi Mourinhon për këtë veprim, duke thënë se kjo të tregon se çfarë personi fisnik është portugezi kur bën diçka të tillë edhe pasi të jetë dëmtuar nga një vendim i gjyqtarëve.

Shpërndaje në: