Shiten bileta në emër të regjisorit Fatos Berisha, ky është reagimi i tij

Periskopi.com Showbiz

Regjisori i njohur nga Kosova, Fatos Berisha njihet si mbështetës i madh i kombëtares së Kosovës, madje ai bënë pjesë në grupin e tifozëve ‘Dardan’ dhe është i pranishëm në secilën ndeshje ku luan Kosova.

Së fundmi, temë aktuale ka qenë problemi që kishin qytetarët për të siguruar ndonjë biletë për ndeshjen Kosovë-Angli, pasi u bllokua sistemi ‘online’, duke shkaktuar zemërim tek publiku.

Madje persona të papërgjegjshëm kanë shfrytëzuar rastin që të vinin numra të personave të ndryshëm të njohur,  kinse ata po shesin bileta për ndeshjen.

Viktimë e këtyre personave ishte edhe regjisori Fatos Berisha, numrin e të cilit e keqpërdorën nëpër faqe të internetit.

Ai ka përgënjeshtuar të gjitha duke shkruar: “Unë nuk shes bileta. Kjo është një mashtrim dhe metodë e poshtër e intimidimit të privacisë sime.”

Edhe Periskopi para pak orësh kishte kontaktuar me një person, numri i të cilit figuronte në këtë portal, e i cili nuk ishte në dijeni fare për atë që po ndodhte. Artikullin mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

 

Shpërndaje në: