Shkaku i hakmarrjes ngarkojnë video pornografike të partnerëve: Pornhub akuzohet se po përfiton nga këto raste

Shkaku i hakmarrjes ngarkojnë video pornografike të partnerëve: Pornhub akuzohet se po përfiton nga këto raste

Sajtet pornografike si Pornhubi janë akuzuar se po përfitojnë nga videot që dërgohen nga individë që kishin bërë seks me partnerët e tyre në shenjë hakmarrjeje, në atë që quhet si “porno-ja hakmarrëse”.

Të premten, Kate Isaacs, themeluesja e #NotYourPorn foli për BBC2, duke diskutuar rastin e një gruaje që e kishte gjetur veten në një video pornografike në Pornhub.

Gruaja anonime, së cilës i referoheshin si “Sofia”, tha se edhe pse videoja origjinale ishte fshirë, klipe të ndryshme të videos ishin ri-ngarkuar në sajt, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Ajo shtoi se Pornhubi ishte “jo aq ndihmues” kur i kishte dorëzuar kërkesën për ta hequr videon.

Znj.Isaacs besonte që ishte gati e pamundur për t’i hequr këto video që nuk kishte pranuar të ishte në to.

Pornhubi i tha BBC-së që nuk kishin asnjë email nga Sofia, për të shtuar më tej se kishin “një ndër politika më progresive anti-hakmarrjes pornografike në industri”. /Periskopi

Shpërndaje në: