Shkaku i kuorumit, dështon mbledhja e komisionit Hetimor për menaxhimin e pandemisë

Shkaku i kuorumit, dështon mbledhja e komisionit Hetimor për menaxhimin e pandemisë
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Në rendi dite komisioni kishte për shqyrtim planin e punës.

Kryetarja e komisionit, Mimoza Kusari-Lila e ka quajtur të paarsyeshme mungesë e deputetëve.

Përderisa Kuvendi për të premten ka caktuar mbajtjen e dy seancave.

Seanca do të nis në orën 10:30, ku në rend dite është votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i LVV-së si dhe votimi i rekomandimeve lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i PDK-së.

Ndërkaq, senaca e re do të nis në orën 11:00 me pikat e zakonshme, deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, ndërsa më pas pritet të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Po ashtu, deputetët pritet të shqyrtojnë edhe kërkesën e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë për miratimin e Buxhetit të këtij komisioni, si dhe atë të GP të Vetëvendosjes për zëvendësimin e anëtarëve në komisione parlamentare.

Reni i ditës për dy seancat:

Vazhdimi i Seancës plenare

Rendi i ditës

I. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 13, 14 dhe 23 korrik 2020:

1. Votimi Propozim-Rezolutës lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i LVV-së,

2. Votimi i rekomandimeve lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i PDK-së.

II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 23 dhe 24 korrik 2020:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, pas lejimit të  përmbarimit të Vendimit Përfundimtar OEN nr. 20990/MHM, të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris, të propozuar nga GP i LVV-së,

2. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës, e propozuar nga deputetja Teuta Haxhiu, e mbështetur edhe nga 7 deputetë tjerë.

—-

Seanca plenare

Rendi i ditës

1.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.    Pyetjet parlamentare,

3.    Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës,

5.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së,

6.    Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës,

7.    Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e fakulteteve juridike të Republikës se Kosovës,

8.    Zgjedhja e Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,

9.    Zgjedhja e shtatë (7) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

10.    Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për caktimin e pagës së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

11.    Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë për miratimin e Buxhetit të këtij Komisioni,

12.    Propozimi i GP të LVV për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare

Shpërndaje në: