Shkarkohet bordi i Trafikut Urban
Komisioni i aksionarëve në Komunën e Prishtinës ka shkarkuar bordin e Trafikut Urban.
Në vendimin që e posedon Klan Kosova, theksohet se bordi i ri drejtorëve në këtë kompani do të emërohet me një vendim tjetër të miratuar nga Komisioni Komunal i Aksionarëve sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike.
Aksionarija e PDK, Lirie Avdiu ka qenë kundër shkarkimit të bordit të kësaj ndërmarrjeje, megjithatë ky komision ka marrë shumicën ngase Hetem Kupina i LDK-së ka marrë për bazë ankesën e punëtorëve të trafikut urban dha ka votuar pro shkarkimit të bordit aktual dhe qëndrimit në pozitën e kryeshefit ekzekutiv, Halil Mustafës.




