Shkarkohet gjenerali rus pas vetëm 16 ditëve në detyrë

Shkarkohet gjenerali rus pas vetëm 16 ditëve në detyrë

Inteligjenca e ushtrisë së Ukrainës ka pretenduar se gjenerali që ishte në krye të Grupit Perëndimor të forcave të armatosura të Rusisë është shkarkuar, pas vetëm 16 ditëve në krye të detyrës, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.

Gjeneral Roman Berdnikov është larguar dhe do të zëvendësohet nga Gjeneral Oleksandr Lapin, sipas një postimi të Inteligjencës ukrainase në Telegram.

E ardhmja e Berdnikov, që më parë kishte komanduar ndërhyrjen e ushtrisë ruse në Siri, “është duke u vlerësuar”, tha GUR-i ukrainas.

Ai ishte emëruar në detyrë me 26 gusht, duke zëvendësuar Gjeneralin Andrei Sychevoi, që ishte emëruar në detyrë vetëm pak kohë më parë, më 20 korrik.

“Pas një serie të humbjeve të shkaktuara nga Forcat e Ukrainës, komanda e Grupit Perëndimor të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse është ndryshuar përsëri”, thuhet në shkrimin në Telegram. /Periskopi/

Shpërndaje në: