Shkarkohet kryeshefi i emëruar me mbikëqyrje ndërkombëtare: Ruanu nëse luftoni krimin e organizuar

Shkarkohet kryeshefi i emëruar me mbikëqyrje ndërkombëtare: Ruanu nëse luftoni krimin e organizuar

Kryeshefi ekzekutiv i Stacionit të Autobusëve, Luan Hoti, është shkarkuar nga detyra e tij.

Vendimi për shkarkimin e tij është marrë të enjten, e lidhur me shkarkimin Hoti ka shkruar në Facebook duke hedhur akuza të rënda ndaj qeverisjes në Prishtinë.

Ai tregon se ka qenë i përzgjedhur me konkursin e mbikëqyrur nga Ambasada Britanike dhe se ka treguar performancë të shkëlqyeshme.

Më tej, Hoti pretendon se ka luftuar krimin e organizuar dhe ka eliminuar keqpërdorimet, dhe pikërisht për një gjë të tillë është shkarkuar, përcjell Periskopi.

Për herë të parë pas 20 vitesh, ai shton se e ka bërë Stacionin të dalë në bilanc pozitiv.

Statusi i plotë:

Kujdes, bonu i dëgjueshëm se të shkarkojmë!

Nëse në krye të një ndërmarrje publike,  zgjedhësh pa mbështetje politike, por me konkurs i mbikëqyrur nga Ambasade Britanike,  tregon performancë të shkëlqyeshme pas afër 3 vitesh. Pas, 20 vitesh paraqet bilanc pozitiv, lufton krimin e organizuar, eliminon keqperdorimet, eliminon nepotizmin, nuk punëson askënd dhe bordit ua prish kombinimet politike ruanu se ata të SHKARKOJNË.

Bordet politike nuk janë mësuar kështu! Ata duan të punësojnë të afërmit e tyre pa konkurs, duan që të shpenzojnë paren publike pa mbulesë të organizojnë workshope në Durrës pa nevojë, dhe nëse nuk je i dëgjueshëm të SHKARKOJNË. Sepse Aksionarët si pronarë legjitim nuk e mbrojnë pasurinë publike sipas detyrës fiduciare. Poshtu edhe anëtarët e bordit nuk bëjnë asgje dhe marrin kompensim të majmë, një shumë shumë më e lartë se rroga mesatare në vend.   Anëtarët e bordit emërohen sipas preferences  personale të aksionarëve pa asnjë përvojë paraprake dhe duke mos  i plotësuar kushtet për drejtor të bordit. Emërojnë zyrtarët të lartë në mënyre kundërligjore pa i përmbushë kriteret e konkursit publik, e punësojnë familjarin dhe shokë të udhëheqësve të lartë, punësojnë shokë të vllaznive, shokë nga studime të cilët janë të dëgjueshëm dhe i rrespektojnë urdhërat nga lartë.

Kjo është Prishtina jonë e sotme. Pleqtë thojshin  Kali para se me cofë fillon me qit shkelma. Kështu është edhe  kjo  udhëheqje e Prishtinës.

Jam  i bindur se një ditë do të ngadhënjejë drejtësia dhe ata që shkelin ligjin do të përgjigjen para drejtësisë.

Shpërndaje në: