Shkarkohet Kryeshefi i “Stacionit të Autobusëve”, Luan Hoti

Shkarkohet Kryeshefi i “Stacionit të Autobusëve”, Luan Hoti

Kryeshefi ekzekutiv i Stacionit të Autobusave, Luan Hoti është shkarkuar nga posti i tij.

Arsyet e shkarkimit janë shkeljet ligjore që Hoti ka kryer gjatë kohës si kryeshef.

Në vendimin e tij, Bordi ka numëruar një serë shkeljesh.

Këtij të fundit i është shqiptuar edhe vërejtje me shkrim duke i dhënë afate të caktuara kohore për reflektim por ky i njejti ka degraduar edhe më tutje sjelljen e tij.

“Bordi i Drejtorëve duke parë nga afër qasjen destruktivë të z. Luan Hoti kundrejt Bordit të Drejtorëve, Operatorëve Ekonomik por edhe ankesave të shumta të punëtorëve me qëllim që të i përmirësoj proceset dhe qasjen në Ndërmarrje si dhe raportet me operatorët Ekonomik me datën 20.08.2020 i ka shqiptuar Kryeshefit Ekzekutiv masën, vërejtje me shkrim, dokument ky i cili ka dhënë afate të caktuara kohore për reflektim dhe përmirësim në përformancën e përgjithshme nga i apostrofuari, por vërejtja me shkrim nuk ka dhënë rezultate pozitive, madje ka degraduar edhe më tutje qasjen dhe mënyrën e tij të menaxhimit në ndërmarrje”, thuhet ndër të tjera në vendim që ka siguruar Front Online.

Shpërndaje në: