Shkarkohet trajneri i skuadrës ku luan Lirim Kastrati

Shkarkohet trajneri i skuadrës ku luan Lirim Kastrati

Skuadra ku militojnë edhe tre shqiptarët Ernest Muçi, Lirim Kastrati e Jurgen Celhaka, Legia e Varshavës pësoi mbrëmjen e djeshme humbjen e katërt radhazi dhe ditën e sotme klubi ka njoftuar edhe për shkarkimin e trajnerit, Czesłaë Michniewicz.

Vendimin klubi e ka komunikuar zyrtarisht në rrjetet sociale.

“Cexsław Michniewicz do të pushojë së vepruari si trajneri i parë i Legia Varshavës. Marek Gołębiewski do ta zëvendësojë atë në këtë rol” – thuhet në komunikatë.

Për më tepër edhe atmosfera në grup nuk ishte aspak e mirë dhe në sfidën e fundit ndaj Piast Gliwice skuadra kishte vetëm 5 lojtarë në stol, pasi disa të tjerë, mes të cilëve edhe Çelhaka e Kastrati, ishin të pezulluar.

 

Shpërndaje në: