Shkatërrohet Zagrebi: Si në kohë luftë, përleshje masive mes fansave të Dinamos dhe Leagias

Shkatërrohet Zagrebi: Si në kohë luftë, përleshje masive mes fansave të Dinamos dhe Leagias

Skena të shëmtuara shpërthyen në Zagreb mbrëmë (e martë), ku grupi i tifozëve të Dinamo Zagrebit ‘Bad Blue Boys’ dhe tifozët e Legia Ëarsaë u përleshën në kryeqytet para ndeshjes kualifikuese të Ligës së Kampionëve sonte në Maksimir.

Një përleshje shpërtheu në zonën Dubrava të Zagrebit mbrëmjen e së martës.

Sipas mediumit kroat Index.hr, rreth 400 tifozë futbolli u përleshën dhe sipas informacioneve të para, ata u rrahën me njëri-tjetrin me shkopinj, hodhën gurë dhe ndezën flakë, transmeton Telegrafi.

Përleshja e ashpër mes tifozërive shpërtheu në rrugën Dankovecka rreth orës 21:30, në të cilën morën pjesë rreth 400 tifozë.

Oficerët e policisë ishin të pranishëm që në fillim dhe parandaluan një konflikt të mundshëm të madh, dhe sipas informacioneve të mbledhura deri më tani, askush nuk u lëndua rëndë, përveç një polakut që theu ashtin e kofshës së femurit.

Rrethanat e ngjarjes dhe veprimet e policisë janë duke u përcaktuar.

Sipas raporteve të mediave dhe deklaratave të dëshmitarëve, tifozët kishin shkopinj dhe morën karrige nga tarracat e kafenesë. Një grup i vogël u përplas në një nga parkingjet aty pranë dhe flakët dhe gurët u hodhën mbi njëri-tjetrin.

Duke cituar burime nga mjedisi i tifozëve, mediat shkruajnë se gjoja është një provokim i planifikuar i klubit polak që erdhi në Zagreb me autobus, pjesërisht nga bregdeti Adriatik ku ishin me pushime, pjesërisht nga jashtë, për të shkaktuar trazira para takimit të sotëm kualifikues të Ligës së Kampionëve mes Dinamos dhe Legias.

Luftimet u bënë shpejt lajm edhe në mediat serbe, pasi fituesi i kësaj ndeshjes do të çojë njërën nga skuadrat në ‘play-off’ të Ligës së Kampionëve, në të cilën ata mund të përballen me Crvena Zvevdan e Beogradit.

 

 

Shpërndaje në: