Shkëlqejnë Messi e Ansu Fati, Barcelona fiton bindshëm ndaj Villrrealit

Shkëlqejnë Messi e Ansu Fati, Barcelona fiton bindshëm ndaj Villrrealit

Skuadra katalonase, Barcelona, ka arritur të realizojë triumfin e parë  në kuadër të La Ligas, nën drejtimin e timonierit holandez, Ronald Koeman, shkruan Periskopi.

Shfaqja e Barcelonës nisi qysh në minutën e 15-të, kur talenti 17 vjeçar, Ansu Fati realizoi një gol të mrekullueshëm.

Pak minuta më vonë, më saktë në minutën e 20-të, ishte serisht Fati ai që ngriti avantazhin e Barcelonës, kjo para se i njëjti të fitonte një panallti të cilën në gol e përktheu legjenda argjentinas, Messi.

Kurse, goli i katërt Barcelonës i erdhi dhuratë nga Torres i Villarrealit. /Periskopi

Shpërndaje në: