Shkëlqeu në fushë me gol dhe asist, por Rashicës i bëhet një padrejtësi e madhe

Shkëlqeu në fushë me gol dhe asist, por Rashicës i bëhet një padrejtësi e madhe

Milot Rashica shkëlqeu në ndeshjen ndaj Bayern Munchen, duke shënuar dhe asistuar në dy golat e Werder Bremn.

Ylli kosovar pati një përformancë të jashtëzakonshme ndaj ‘Bavarezëve’, por në fund u eliminua nga gjysmëfinalja e Gjermanisë, falë edhe një penalltie kontraverse të dhënë nga VAR-i.

Megjithatë, kjo ndeshje do mbetet gjatë në kujtesën e Rashicës, shkruan Periskopi.

22-vjeçari fillimisht dha një asist të mrekullueshëm për Osakon (74′) që ngushtoi rezultatin.

Pas vetëm një minute, Miloti e trullosi totalisht mbrojtësin Mats Hummels dhe barazoi rezultatin.

Por një padrejtësi e madhe iu bë atij pas ndeshjes, pasi çmimin si ‘Lojtari më i mirë i ndeshjes’ e mor dikush tjetër.

Ishte sulmuesi Thomas Muller, lojtari që u zgjodh si më i miri i ndeshje. Sulmuesi gjerman kontribuoi me një gol. /Periskopi/

Shpërndaje në: