Shkëlqeu në portën e Lazios, portierit shqiptar i trefishohet rroga

Shkëlqeu në portën e Lazios, portierit shqiptar i trefishohet rroga

Ai konsiderohet si e ardhmja e portës bardhekaltër, ndërsa është shpallur edhe talenti i vitit nga “Laziochannel.it”.

Duke parë rritjen e portierit shqiptar dhe paraqitjet e tij në fushën e lojës, drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë menduar t’ia trefishojnë rrogën Thoma Strakoshës.

Ai përfiton aktualisht, 100 mijë euro në sezon dhe me ndryshimet që pritet të bëhen në kontratën e tij mendohet se do të përfitojë plotë 300 mijë euro në sezon.

Shpërndaje në: