‘Shkëlqimi midis nesh është xixa sipër nesh’ – Kurti shkruan i pikëlluar për vdekjen e Bajrajt

‘Shkëlqimi midis nesh është xixa sipër nesh’ – Kurti shkruan i pikëlluar për vdekjen e Bajrajt

“Xhevdet Bajraj do të rrojë gjithmonë, porsi një yll që nuk shuhet kurrë”.

Kështu ka shkruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për poetin e ndjerë Xhevdet Bajraj.

Ai prej vitit 1999 ka jetuar dhe vepruar në Meksikë. Poezinë e tij, Albin Kurti shpesh e ka përmendur.

“Poeti më i madh i gjallë i Kosovës nuk rron më. Mbrëmë qielli i errët kishte një yll më shumë. Shkëlqimi midis nesh është xixa sipër nesh.

Teksa shkruaj me mall e dhembje, përkulem t’i lexoj titujt që qëndrojnë vertikalisht në bibliotekën time: Copa ime e qiellit, Vitet qe nuk e sollën pranverën, Lëngu i trëndafilave, Liria e tmerrit, Ca Kokrra Rrushi të Rahovecit, Vrasja e Mushkonjës, Kur qajnë hardhitë, Kafe me Nënën, Me Zemër në Qese Najloni, Burri që lozte me engjëj”, ka shkruar Kurti në Facebook, të enjten.

Shpërndaje në: