Shkëmbimi i të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë, lirohen 12 ukrainas

Shkëmbimi i të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë, lirohen 12 ukrainas

Sot është bërë shkëmbimi i të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë, duke liruar nëntë të burgosur rusë.

Ndërkaq, shefi i shtabit të Presidentit, Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak tha se 12 ukrainas u liruan gjatë këtë shkëmbim, duke përfshirë tre civilë, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Në një tjetër shkëmbim i të burgosurve, arritëm të lironim 12 njerëz tanë. Në mesin e ushtarakëve janë dy oficerë, si dhe shtatë privatë dhe rreshter”, tha ai.

Tutje, ai u shpreh se po vazhdojnë edhe më tej të punojnë për lirimin e ukrainsave.

Shpërndaje në: