Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, Kamberi: Natë e ditë jemi pro bashkimit

Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, Kamberi: Natë e ditë jemi pro bashkimit

Shqiptarët në Luginën e Preshevës janë pro autonomisë politiko-territoriale mes Kosovës dhe Serbisë.

Shaip Kamberi, tha se bashkimi i territoreve të dy vendeve nuk është një ide që ka lindur aty për aty, por ajo është kërkuar nga shqiptarët ditë e natë.

“Shkëmbimi i territoreve nuk ishte një ide që ka lindur aty për aty. Lugina e Preshevës kërkesën e vet për bashkimin me Kosovën e ka natë e ditë, në një referendum popullor i cili është organizuar atëherë në kuadër të referendumeve të ndryshme që organizoheshin në ish Jugosllavi për tu deklaruar popull në zona të veçanta popullatat se si dëshirojnë të jetojnë. Në kuadër të atyre zhvillimeve, shqiptarët e Luginës së Preshevës janë deklaruar për një autonomi politiko-territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën. Kërkohej autonomia për shkak se Serbia si një shtet centraist nuk lejonte të respektohen veçoritë e ndryshme që ekzistojnë në rajone të ndryshme të territorit të saj”, tha ai.

Kërcënimet për një luftë të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë kanë sjellë një shqetësim real edhe për shqiptarët.

Deputeti shqiptar në parlamentin serb Shaip Kamberi tha se Ballkani do jetë i trazuar për sa kohë që nuk ka paqe mes Kosovës dhe Serbisë.

Raportet e pazgjidhura sipas tij, janë kërcënim real për Ballkanin, çfarëdo iniciative rajonale që të ndërmerret.

Pavarësisht një projekti që po ndërtohet në Ballkan dhe që po tentohet të ndërtohet në Ballkan në aspektin ekonomik është i mirë. Në parim ne nuk jemi kundër, por një projekt që është nisur për të përfshirë të gjithë ballkanin perëndimor, që nënkupton 6 shtetet,  nuk mund të jetë i suksesshëm nëse gjysma e Ballkanit nuk është pjesë e tij. Po të jenë edhe dy shtete të tjera pjesë e këtij projekti, i këtij koncepti, mendoj se pa definimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë Ballkani nuk mund të stabilizohet. Është shumë simptomatike këto që po ndodhin tani së fundmi, qoftë edhe për diçka banale, që në politikën ndërkombëtare po thuhet. Deri sa botës po i kërcënohet kriza me raketa bërthamore, tabelat në Kosovë kërcënojnë një luftë të re. Shihet se sa është e brishtë situata. Çfarëdo iniciative rajonale, bilaterale është e kërcënuar nga raportet e pazgjidhura mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Kamberi nw Vizionplus.tv.

“Diskriminimi serb po asimilon shqiptarët e Luginës”. Kështu është shprehur Shaip Kamberi.

Kamberi tha se diskriminimi në Serbi ka ngushtuar hapësirat e jetë dhe ka rritur emigrimin e popullatës së re.

Si çdo vit, edhe këtë herë 28 tetori që përkon me pavarësinë e Shqipërisë Luginën e Preshevës e gjen njësoj.

“Tradicionalisht, për shumë vite me radhë na gjen njësoj. Me diskriminim të vazhduar, që shteti e zbaton ndaj popullatës shqiptare në këtë rajon. Një diskriminim i cili dukshëm ka ngushtuar hapësirën e jetës dhe dukshëm në masë ka ndikuar që vitet e fundit të kemi një emigrim të madh sidomos të popullatës tonë të re. Pavarësisht proceseve që rajoni është ndodhur, sidomos prej vitit 2001, kur ka përfunduar kryengritja e shqiptarëve, kur me Beogradin zyrtar kemi nënshkruar një marrëveshje për të hyrë në një process politik për avancimin e të drejtave të shqiptarëve e deri më sot kur kemi dy marrëveshje të tjera, edhe për shkak të fatit që Serbia është një shtet në procesin e integrimit në BE, të cilin e obligojnë kapitujt e ndryshëm që ka për të përmbushur për të ecur përpara drejt BE, pavarësisht faktit se ajo është në një proces trilateral për momentin me Maqedoninë dhe Shqipërinë me atë që quhet Open Balkan.

Ndjenja e shqiptarëve vazhdon të mbetet diskriminuese  dhe ajo shihet në festat e nëntorit, ku për shkak të ndalesave ligjore do e kemi të pamundur të përdorim lirshëm simbolin kombëtar në ditën më të madhe të kombit tonë”, tha Kamberi.

Shpërndaje në: