Shkencëtarët e provojnë se udhëtimi në kohë është i mundshëm

Shkencëtarët e provojnë se udhëtimi në kohë është i mundshëm

Shkencëtarët në Australi pretendojnë se e kanë provuar që udhëtimi në kohë është teorikisht i mundshëm pasi zgjodhën një paradoks logjik.

Fizikanët nga Universiteti i Queenslandit përdorën modelimin matematik për të bashkërenduar teorinë e relativitetit të përgjithshëm të Ajnshtajnit (Albert Einstein) me dinamikat klasike. Përplasjka e këtyre dy sistemeve është prapa asaj mangësisë së famshme me udhëtimin në kohë, e njohur si paradoksi i gjyshit.

Teoria e Ajnshtajnit lejon mundësinë që një person të përdorë një “lak kohor” për të udhëtuar mbrapa në kohë në mënyrë që të vras gjyshërit e tij. Sidoqoftë, dinamikat sociale diktojnë që sekuenca e ngjarjeve që përcjell vdekjen e gjyshërve do të kulminonte në mos-ekzistencën e udhëtarit të kohës, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

“Si fizikanë, ne duam të kuptojmë ligjet më bazike të universit dhe për vite unë jamë hamendur se si shkenca e dinamikave mund të sheshohet me parashikimet e Ajnshtajnit,” tha Germain Tobar, udhëheqësi i hulumtimit. “A është udhëtimi në kohë matematikisht i mundshëm?”

Për kalkulimet e tyre, z.Tobar bashkë me z.Costa – tjetër fizikan – përdorën pandeminë e koronavirusit si një model për të kuptuar nëse dy teoritë mund të bashkekzistonin.

Ata imagjinuan një udhëtar në kohë që provonte të kthehej mbrapsht për të parandaluar pacientin zero nga infektimi me Covid-19.

Teoria e Ajnshtajnit lejon mundësinë e udhëtimit në kohë por shkenca e dinamikave do të nënkuptonte që sekuenca fondamentale e ngjarjeve nuk mund të ndërhyhet.

Kjo për shkak se nëse udhëtari në kohë arrin të parandalojë virusin nga përhapja, atëherë do ta eliminonte motivin e tyre fillestar të udhëtimit mbrapa në kohë.

“Në shembullin e pacientit zero të koronavirusit, ju duhet të provoni dhe të ndalni pacientin zero nga infektimi, por nëse e bëni atë gjë ju do ta merrni virusin dhe të bëheni pacienti zero, ose dikush tjetër mund ta bëj,” tha z.Tobar.

“Nuk ka rëndësi se çka bëni, eventet e dukshme vetëm do të rikalibroheshin rreth jush. Kjo do të nënkuptonte që – pavarësisht se çka bëni – pandemia do të ndodhte, duke i dhënë vetes suaj më të re motivin për t’u kthyer mbrapsht dhe për ta ndaluar. Provoni sa të doni të krijoni paradoksin, eventet gjithnjë do ta përshtasin veten e tyre për të shmangur çdo inkonsistencë.”

“Vargu i proceseve matematike që zbuluam tregon që udhëtimi në kohë me vullnet të lirë është logjikisht i mundshëm në universin tonë pa asnjë paradoks.” – tha ai.

Fizikani Fabio Costa, që e mbikëqyri hulumtimin, shtoi: “Matematika përputhet – dhe rezultatet janë si të fanta-shkencës.”

Detajet e këtij hulumtimi janë publikuar në revistën “Classical and Quantum Gravity” /Periskopi

Shpërndaje në: