Shkencëtarët gjejnë një objekt rrotullues të çuditshëm në Rrugën e Qumështit

Shkencëtarët gjejnë një objekt rrotullues të çuditshëm në Rrugën e Qumështit

Shkencëtarët australianë thonë se kanë zbuluar një objekt të panjohur rrotullues në Rrugën e Qumështit, për të cilin ata thotë se nuk kanë parë një gjë të tillë asnjëherë më parë.

Objekti – i zbuluar për herë të parë nga një student universiteti – është vërejtur të lëshojë radio-valë për një minutë të plotë çdo 18 minuta.

Por studiuesit thonë se diçka që ndizet për një minutë është shumë e pazakontë. Ekipi po punon për të kuptuar më shumë.

Objektet që ndizen e shuhen në univers nuk janë të reja për shkencëtarët. Por një objekt që lëshon valë për një minutë të plotë ishte shumë e çuditshme.

Teoritë rreth asaj se çfarë mund të jetë objekti përfshijnë një yll neutron ose një xhuxh të bardhë – një term që përdoret për mbetjet e një ylli të shembur. Megjithatë, pjesa më e madhe e zbulimit mbetet një mister.

“Më shumë zbulime do t’u tregojnë astronomëve nëse kjo ishte një ngjarje e rrallë e vetme apo një popullsi e re e madhe që nuk e kishim vënë re kurrë më parë,” tha Dr Hurley-Walker. 

“Mezi pres ta kuptoj këtë objekt dhe më pas të zgjas kërkimin për të gjetur më shumë.”

Shpërndaje në: