Shkencëtarët kthehen 2700 vjet në kohë, i gjejnë minatorët duke pirë birra me djath të kaltër

Shkencëtarët kthehen 2700 vjet në kohë, i gjejnë minatorët duke pirë birra me djath të kaltër

Nuk është sekret që birra dhe djathi i kaltër shkojnë së bashku – por një studim i ri ka treguar se sa të thella janë rrënjët e këtij kombinimi në Evropë, ku punëtorët e një miniere kripe në Austri qysh para 2700 vitesh i kishin shijuar të dyja.

Shkencëtarët e bënë zbulimin duke analizuar mostrat e jashtëqitjes së njerëzve të gjetur në zemrën e minierës Hallstatt në alpet austriake.

Frank Maixner, mikrobiolog në Institutin Hulumtues në Bolzano të Italisë, që ishte autori kryesor në këtë raport, tha që ishte i befasuar kur mësoi që minatorët para më shumë se dy mijë viteve kishin qenë aq të avancuar sa të “përdornin fermentimin qëllimisht”, raporton The Guardian, përkthen Periskopi.

“Kjo është shumë e sofistikuar për mendimin tim,” tha Maixner. “Kjo është diçka që nuk pritej nga ajo kohë.”

Kjo gjetje është ndër provat e para që tregon për pjekjen e djathit në Evropë.

Dhe ndërsa konsumimi i alkoolit është i dokumentuar mirë në shkresat e mëparshme dhe provat arkeologjike.

Qyteti i Hallstattit, pjesë e Unescos, është përdorur për prodhim të kripës qe më shumë se 3 mijë vjet.

Kujtojmë që sipas historianëve tanë, ilirët shtriheshin deri në Kroacinë e sotme – e bile nëse i japin më shumë zor edhe deri në Slloveninë e sotme – çka mund të bëj që këta minatorë t’i kishim fqinj. /Periskopi

Shpërndaje në: