Shkencëtarët propozojnë një mënyrë të re për gjetjen e jashtëtokësorëve (Video)

Shkencëtarët propozojnë një mënyrë të re për gjetjen e jashtëtokësorëve (Video)

Ne mbase kemi gjetur një rrugë të re për kapjen e jashtëtokësorëve.

Shkencëtarët kanë propozuar një rrugë të re për të parë nëse jashtëtokësorët ekzistojnë në univers.

Agjencia hapësinore e NASA-s ka qenë aktive duke lëshuar mjete të reja për studimin e universit, të tilla si teleskopi “James Webb”. Kjo do të sigurojë informacione mbi përbërjen atmosferike të palentëve që janë larg nesh – por ne nuk mund të jemi të sigurt se si ta përdorim atë informacion, raporton “The Independent”, transmeton Periskopi.

Deri më tani, shkencëtarët shpesh kanë kërkuar shpesh oksigjen në atmosferë. Nëse kjo është gjetur, atëherë ka gjasa që të ekzistojë mundësia për jetë në planetët e largët, pasi ne e dimë se oksigjeni është çelësi i jetës në Tokë.

Por ne mund të kemi humbur shënues të rëndësishëm të njohura si “biosignatures” që mund të tregojë se botët e tilla po mbështesin jetën.

“Idea për kërkimin e oksigjenit në atmosferë si biosignatura ka qenë për një kohë të gjatë. Dhe është një strategji e mirë – është shumë e vështirë për të bërë shumë oksigjen kur nuk ka jetë,” tha Joshua Krissansen-Totton. “Por ne nuk duam t’i vëmë të gjitha vezët tona në një shportë. Edhe në qoftë se jeta është e zakonshme në kozmos, nuk kemi asnjë ide nëse jeta e krijon oksigjenin. Biokimia e prodhimit të oksigjenit është shumë kompleks dhe mund të jetë mjaft i rrallë.”

Kjo do të thotë se nëse do të ishim në gjendje të gjejmë metan dhe dioksid karboni në planete që nuk kishin shumë monoksid karboni, mund të ishte një mënyrë e mirë për të parë jashtëtokësorët edhe në një distancë, thonë shkencëtarët./Periskopi/

Shpërndaje në: