Shkencëtarët: Qentë dhe macat mund të shohin gjëra që për njerëzit janë të pamundura

Shkencëtarët: Qentë dhe macat mund të shohin gjëra që për njerëzit janë të pamundura

Shkenca ka zbuluar se qentë dhe macet mund të shohin frekuenca që qeniet njerëzore nuk munden ta bëjnë një gjë të tillë. Një shpjegim shkencor është se qentë dhe macet janë në gjendje të shohin dritën ultravjollcë së bashku me rrezet e tjera, ndërsa retinat e qenieve njerëzore nuk mund t’i shohin ato.

Më parë ishte menduar që të gjithë gjitarët kishin sy që ishin shumë të ngjashëm me qeniet njerëzore dhe kjo do të thoshte se ata nuk mund të shihnin rrezet ultravjollcë; megjithatë, ka pasur prova shkencore që sygjerojnë se shumë gjitarë mund t’i shohin ato.

Biologët në Universitetin e qytetit në Londër në Mbretërinë e Bashkuar zhvilluan një studim disa vjet më parë, dhe kjo u dha shkencëtarëve dëshmi për dallimet në sytë midis specieve, raporton “Disclose.tv”, transmeton Periskopi.

Macet dhe qenët shohin një botë krejtësisht të ndryshme nga njerëzit.

Shumë njerëz që kanë kafshë shtëpiake kanë thënë se macja ose qeni i tyre ka qenë në kërkim të diçkaje që pronari nuk ka mundur ta shohë.

Një studim ka sugjeruar se qenët dhe macet mund të shohin dritën ultravjollcë dhe kjo i lejon ata të shohin në një botë krejtësisht të ndryshme nga ajo që njerëzit shohin.

Drita ultravjollce është një gjatësi vale që është përtej dritës së dukshme nga e kuqe në vjollcë, dhe qeniet njerëzore nuk janë në gjendje ta shohin atë. Ekziston një lente në syrin e njeriut që pengon çdo ultravjollcë që të jetë në gjendje të arrijë deri në retinë. Më parë mendohej se shumica e gjitarëve kanë lente që janë shumë të ngjashme me ato të qenieve njerëzore.

Shumë gjitarë mund të shohin dritën ultravjollcë

Shkencëtarët kryen studime në lentet e marra nga kafshët e ngordhura dhe këto përfshinin qentë, macet, pandat, ferretët dhe majmunët.

Disa pronarë kanë raportuar se kafshët e tyre veprojnë çuditerisht pas vdekjes së një anëtari të familjes. Një pronar tha se macja e tyre kishte kërcyer lartë duke u hedhur në mënyrë të çuditshme ku shikoi lart në tavan në mënyrë të vazhdueshme. Ata thanë se ishte sikur kishte një fantazmë në dhomë që lundronte, por vetëm macja ishte në gjendje ta shihte. A mund të kjo kafshë të shehë fantazma? /Periskopi/

Shpërndaje në: