Shkencëtarët ringjallin bakterien 100 milionë vjeçare

Shkencëtarët ringjallin bakterien 100 milionë vjeçare

Në vitin 2010, një ekip shkencëtarësh udhëtuan për në qendrën e Rrethit të Paqësorit Jugor.

Rajoni në fjalë njihet për ujin e qetë të përshkruar me rryma të vogla që vendosin bërllokun në qendër.

Por ndërsa qendri i rrethit grumbullon bërllokun, mbetet bosh nga lëndët ushqyese.

Rrethi i Paqësorit Jugor është rrethi më i madh i oqeanit dhe konsiderohet si shkretëtirë detare. Jeta është e vështirë të bëhet në këtë rajon shterp oqeani, veçanërisht në pjesët më të thella të tij, raporton Periskopi.

Pa rreze dielli që mundësojnë jetën, thellësua e detit ushqehet nga “bora detare” – një rrebesh i vazhdueshëm i thërmijave të pasura me lëndë ushqyese që rrëshqasin nga sipërfaqja ku fotosinteza është e mundshme.

Ekipi i shkencëtarëve japonezë, i udhëhequr nga Morono Yuki, u fut 6 mijë metra në thellësi të oqeanit për të parë më mirë se çka po mblidhej.

Nuk ishte befasuese kur morën mostrat e baltës, llumit dhe qelizave bakteriale. Befasia erdhi më vonë në laborator, kur i dhanë bakteries inerte pak ushqim dhe e panë derisa kthehej në jetë.

Këto bakterie, të lindura fillimisht gjatë kohës së dinosaurëve, po zgjoheshin nga vdekja, raporton Universe Today [shq. Universi Sot].

Ekipi i shkencëtarëve vazhdoi të ushqente bakterien, dhe pas dy muajve, organizmat e vogla u replikuan me 10 mijë fish.

Por, shkencëtarët nuk e kishin të mundur të tregonin se si këto mikrobe ja dolën të mbijetonin në një ambient kaq të ashpër për kaq shumë kohë.

Një teori është që mikrobet gjetën formën për të jetuar dhe replikuar me pak ose aspak energji, ose ndoshta se ka burime energjie që ende nuk janë zbuluar.

Kjo ngrit shpresën se mund të gjenden forma jete edhe në planete tjera. /Periskopi

Shpërndaje në: