Shkencëtarët zbulojnë formulën për ara të bereqetshme që heqin dioksidin e karbonit

Shkencëtarët zbulojnë formulën për ara të bereqetshme që heqin dioksidin e karbonit

Shpërndarja e pluhurit të gurëve nëpër ara bujqësore mund të thithë biliona tonë të dioksidit të karbonit nga ajri për çdo vit, sipas të parës analizë të detajuar globale të kësaj teknike.

Reaksionet kimime që dalin nga thërmijat e gurëve del se janë tepër të mira, dhe disa shkencëtarë thonë se kjo përpjekje mund të jetë mënyra më e mirë afat-shkurtër për të hequr CO2shin nga atmosfera.

Hulumtuesit e kanë të qartë se ndalja e djegies së karburanteve që lëshojnë dioksid karboni është veprimi më i mirë që duhet për ta sfiduar emergjencën klimatike. Por, shkencëtarët klimatikë po ashtu pajtohen që sasi masive të dioksidit të karbonit duheshin hequr nga ajri për të arritur qëllimet e marrëveshjes së Parisit që kërkonte të ulte temperaturën globale, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Pluhuri i gurëve kishte disa vantazhe, sipas tyre. E para, shumë bujq tashmë po i hedhin gur gëlqeror të mbjellave për të reduktuar acidifikimin, dhe shtimi i pluhurit të gurëve tjerë përmirëson pëlleshmërinë dhe të mbjellat në përgjithësi.

Basalti është guri më i mirë për ndalimin e dioksidit të karbonit, dhe shumë miniera tashmë e prodhojnë atë si nënprodukt.

Hulumtuesit po ashtu zbuluan që ndotësit më të mëdhenj në botë të ajrit, Kina, ShBA-të dhe India, kishin potencalin më të madh për këtë pluhur guri. /Periskopi

Shpërndaje në: