Shkencëtarët zbulojnë shkaktarin e erës së ndërsjetullave

Periskopi.com Shëndeti

Shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë mekanizmin misterioz prapa aftësisë së sqetullave për të prodhuar aromën kutërbuese trupore.

Hulumtuesit nga Universiteti i Yorkut ndoqën burimin e kutërbimit të ndërsqetullave deri te një enzimë e veçantë në një mikrob të caktuar që jeton në sqetullën njerëzore.

Për të provuar se enzima ishte fajtori kimik, shkencëtarët e transferuan atë te një anëtar i pafajshëm i komunitetit të mikrobeve të nënkrahut dhe vërejtën se edhe aty nisi të lëshonte erë të keqe.

Kjo gjë shtron rrugën për deodorantë shumë më efektivë dhe antiperspirantë – besojnë shkencëtarët, raporton Guardian, përkthen Periskopi.

Shpërndaje në: