Shkencëtari i fizikës ndër më të njohurit në botë, është një emigrant shqiptar (Foto)

Shkencëtari i fizikës ndër më të njohurit në botë, është një emigrant shqiptar (Foto)

 

Ky është Toni Shiroka, shkencëtari më i njohur në Zvicër dhe më gjerë.

Shteti tashmë ka investuar shumë në të, ngase janë të interesuar pas shkencës.

Gazetari Rexhep Rifati është i vetmi që shkroi për të, përcjell Periskopi

Shiroka, i doktoruar në fizikë me punimet e tij shkencore në Oksford, punon në një nga laboratorët e universitetit prestigjioz botëror, ETH të Cyrihut.

Gjithë jetën ia ka kushtuar shkencës së fizikës.

I lindur në Shkodër, e pastaj migroi me familje në Itali dhe dikur shkoi në Angli për shkollim të mëtejmë, përcjell Periskopi

Që nga vitit 2009 punon në ETH të Cyrihut, në Laboratorin për fizikën e trupave të ngurtë, ku përveçse merret me kërkime shkencore nga fizika e materies komplekse, zhvillon edhe ligjërata me studentë.

“Kërkimet tona kanë si qëllim zbulimin e fizikës që qëndron pas materialeve komplekse, në të cilat bashkëveprimet mes elektroneve janë të konsiderueshme e si rrjedhim u japin shkas surprizave re fenomeneve të reja. Aktualisht po studiojmë dinamikën e spineve në sistemet me një ose dy dimensione, duke përdorur metoda si rezonanca magnetike bërthamore ose shpërhapja neutronike. Këto kërkime bëhen si në ETH, po ashtu edhe në institute me profil ndërkombëtar si Paul Scheerrer Institut”, ka deklaruar ai Rexhepit në një bashkëbisedim.

Shiroka ka realizuar disa projekte kërkimore-shkencore të financuara nga shteti zviceran e të vlerësuara edhe në nivel botëror.

Publikimet e tij botohen rregullisht në revista ndërkombëtare. ndërsa ai vet ka marr pjesë në kongrese të vendeve më të fuqishme në botë./ Periskopi

Shpërndaje në: