Shkoi 87 minuta para kohe në stërvitje, por do të gjobitet për vonesë – Dembele i pari që thyen rregullat e Xavi

Shkoi 87 minuta para kohe në stërvitje, por do të gjobitet për vonesë – Dembele i pari që thyen rregullat e Xavi

Ousmane Dembele është lojtari i parë që ka thyer një nga rregullat e vendosura nga Xavi Hernandez.

Komike bëhet situata kur dihet se lojtari do të gjobitet për vonesë në stërvitje, edhe pse ai ishte 87 minuta më herët në kohë.

Ylli francez nuk shquhet për disiplinë të mirë, por nën urdhrat e Xavi duhet të adaptohet. Shkelja e parë nga Dembele u bë si vonesë në stërvitje.

Por, si ndodhi që ai ishte 87 minuta para në kohë për stërvitje, kurse përsëri ishte vonë?

Xavi Hernandez ka dhënë urdhrin që lojtarët të jenë në stërvitje 1 orë e gjysmë para kohe. Kështu, stërvitja e planifikuar për orën 10:00 do të duhej t’i gjente lojtarët në kamp në orën 08:30, përcjell Periskopi. Por, Dembele shkoi në stërvitje në orën 08:33. Pra, ishte me tre minuta më vonë sesa kërkoi Xavi, dhe 87 minuta më herët sesa fillimi i seancës stërvitore.

Kështu, anësori francez do të jetë lojtari i parë që do të përballet me gjobën, pasi theu një nga rregullat e trajnerit.

Xavi ka treguar pushtetin e tij edhe me lojtarët si Gerard Pique, duke i anuluar paraqitjen e përjavshme në ‘Twitter’. /Periskopi/

Shpërndaje në: