Shkollat e Graçanicës me kamera nga kompania e sanksionuar nga SHBA

Periskopi.com Lajme

Kamerat në shkollat e Graçanicës i përkasin markës kineze “Dahua”, kompani e cila gjendet në listën e zezë të SHBA-së.

Ditët e pushimit zbrazën oborrin e shkollës “Stefan Milutin” në Graçanicë.

Por në ditët tjera të punës, çdo lëvizje këtu monitorohet nga kamerat e sigurisë.

Këto janë të zakonshme mirëpo së shpejti në këto shkolla të Graçanicës, pritet të vendosen ato të markës kineze “Dahua”, kompani e cila gjendet në listën e zezë të SHBA-së.

Sidoqoftë, kjo nuk e pengoi Organin e përkohshëm të Komunës së Gjilanit në Kosovë që t’i blejë dhe të përgatitet t’i instalojë këto kamera që bëjnë identifikimin e fytyrave nëpër shkollat e 12 komunave me shumicë serbe.

Për këtë çështje, Dogana e Kosovës e Ministria e Punëve të Brendshme nuk kthyen përgjigje.

Ndërkaq Agjencia për Informim dhe Privatësi tha se do bëjnë inspektimin e shkollave.

Ky veprim po shihet si shkelje flagrante e privatësisë nga ekspertët e sigurisë.

Përpunimi i të dhënave biometrike të subjekteve të të dhënave duhet të bëhet vetëm konform Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

VIDEO