Shkollim kosovarqe: Teori po, praktikë jo

Shkollim kosovarqe: Teori po, praktikë jo

Praktika profesionale është e obliguar të zhvillohet në shkollat e mesme profesionale në Kosovë.

Por, sa i plotësojnë kushtet për zhvillim të praktikës këto shkolla?

Ministria e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), ka treguar se jo të gjitha shkollat kanë kapacitet për tu ofruar nxënësve të tyre kushtet që ta zhvillojnë praktikën e lëndëve të mësuara për drejtime të caktuara.

Këtyre nxënësve sipas MASHTI-t, për punë praktike dyert po ua hapin, ndërmarrjet dhe bizneset e ndryshme. “Jo të gjitha shkollat profesionale i plotësojnë kushtet për zhvillim të praktikës. Prandaj, nxënësit shkojnë  nëpër ndërmarrje, institucione  ose biznese për ta zhvilluar praktikën“, thuhet në përgjigjen e MASHTI-t për rtv21.tv

Pas përfundimit të shkollimit profesional, sfidë e madhe mbetet përballja me papuninsë. Për punësim të nxënësve të këtyre shkollave varet nga profili i shkollës, pasi që disa shkolla profesionale kërkojnë edhe vazhdim të universitetit.

Në vitin 2021, shkalla e papunësisë në Kosovë ka qenë afro 26 për qind. Krahasuar me vitin paraprak, ka pasur rritje për 0.8 për qind.

Sipas, Ministrisë së Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), në të gjithë Kosovën janë gjithsej 68 shkolla të mesme profesionale.

Ndryshe, MASHTI ka ndarë nga buxheti 3.5 milionë euro për sigurinë e nxënësve gjatë punës praktike.

Shpërndaje në: