Shkon në 13 numri i viktimave në sulmin me armë në shkollën në Rusi

Shkon në 13 numri i viktimave në sulmin me armë në shkollën në Rusi

Siç u raportua më herët për të shtëna të zjarrit në një shkollë në Rusi, dhe që duket se nuk është i ndërlidhur me luftën në Ukrainë, la dhjetra të vdekur dhe shumë të plagosur, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.

Në fillim, u raportua se gjashtë persona janë vrarë në incidentin që ndodhi në rajonin Udmurtia, por tani ky numër ka arritur në së paku 13 persona, sipas agjensisë shtetërore të lajmeve.

Ministria e Brendshme e Rusisë tha se sulmuesi më pas vrau edhe veten.

Duke folur për media, guvernatori i rajonit, Alexander Brechalov, shtoi si një burrë i paidentifikuar hyri në shkollë dhe vrau një roje.

Së paku pesë nxënës, dy mësimdhënës dhe dy roje u vranë gjatë të shtënave, tha Komiteti i Hetuesisë së Rusisë. /Periskopi/

Shpërndaje në: