Shkon viral videoja që tregon çka ndodh kur CR7 mundohet të luajë në mesfushë si Leo Messi

Shkon viral videoja që tregon çka ndodh kur CR7 mundohet të luajë në mesfushë si Leo Messi

Cristiano Ronaldo shënoi golin e 30-të të sezonit mbrëmë.

Kjo është hera e dhjetë në 11 sezonet e fundit që legjenda portugeze ka arritur këtë shifër, transmeton Periskopi.

Por Ronaldo sigurisht se nuk do ta festojë këtë të arritur sot në mëngjes.

Goli i tij i dha avantazh 2-0 Juves në “San Siro” kundër Milanit, por në fund biankonerët u mposhtën 4-2.

p1ecmotpq4dmguc01to8ta4l1mb.jpg

Në periudhat e vonshme, Ronaldo u mundua të ndihmonte skuadrën duke u kthyer prapa në mesfushë për ta fituar posedimin, por nuk shkoi sipas planit.

Pasimi i tij i parë goditi një bashkëlojtar në thembër, para se t’i rikthehej. Nga gjysma e fushës, ai pastaj u mundua të bënte një tjetër pasim që u ndal.

Pa pritur, Milani ishte në kundërsulm dhe brenda pak sekondave, Rafael Leao shënoi për 3-2 për ta kompletuar rikthimin shokues brenda pesë minutave.

Dhe pas gabimit të Ronaldos që rezultoi me gol në dëm të tij, një postim shpejt shkoi viral e që krahasonte aftësitë e tij për të krijuar me ato të Messit.

Në postim shkruhej: “Kjo ndodh kur Ronaldo mundohet të luajë prapa si Messi.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: