Shkroi poezi për vaginën e nënës së presidentit – përfundon në burg

Shkroi poezi për vaginën e nënës së presidentit – përfundon në burg

Çka të bëjnë gratë me burrat që nuk i dëgjojnë ato kur flasin për barazinë gjinore? Le t’i kapin për koqe.

Ky është sugjerimi radikal i ofruar nga feministja e burgosur gandiane Stella Nyanzi.

“Veç nëse ia kapni dhe ia ndrydhni fort, se ndryshe nuk dëgjojnë,” kishte thënë ajo, duke qenë e veshur me një kitenge tradicionale afrikane, me buzë të lyera me të kuq dhe me një qeshje ironike në seancën dëgjimore, përkthen nga CNN, Periskopi.

Akademikja, që kishte qenë në Burgun e grave në Luzira për tetë muaj, është duke u gjykuar nën akuzat se “kishte përdorur ngacmim në internet dhe komunikim fyes” pasi e kishte shkruar dhe postuar më pas një poezi në Facebook.

Poezia, e publikuar shtatorin e kaluar, përdorte përshkrime grafike të lindjes së presidentit gandian dhe të vagjinës së nënës së tij për të kritikuar “represionin, opresionin dhe supresionin” e vendit të cilin e ka udhëhequr në 30 vitet e kaluara.

Nyanzi ka qenë e njohur në mesin e akademikëve afrikanë dhe në qarqet feministe për dekada me radhë, por është poezia e saj provokative për presidentin 74 vjeçar ajo që e bëri emrin të njohur në vitin e fundit.

Po e sjellim të përkthyer e përshtatur një strofë nga kjo vjershë:

Yoweri, [emri i presidentit], thonë që e ke pasur ditëlindjen dje.

Sa ditë e gërditshme e për të vjellë!

Do të doja që qelbëzimi acidik që përmbyt kanalin e vaginal të nëmur të Esiterit [emri i nënës së presidentit] të kishte djetur fetusin tënd të palindur.

Të të kallte aq keq siç e ke gërryer ti gjithë moralin dhe profesionalizmin nga institucionet tona publike në Ugandë. /Periskopi

Shpërndaje në: