Shkupi nuk ia del – Dinamo i Zagrebit e eliminon nga Championsi

Shkupi nuk ia del – Dinamo i Zagrebit e eliminon nga Championsi

Ka përfunduar edhe takimin ndërmjet Shkupit dhe Dinamo Zagrebit në kuadër të ndeshjes së kthimit në Ligën e Kampionëve.

Ndonëse takimi i parë ishte i barabartë në 2:2, Shkupi nuk ia doli në ndeshjen e dytë si vendas, shkruan Periskopi.

Me golin e Ademit në minutën e 47’të të takimit, Dinamo i Zagrebit e fitoi edhe kualifikimin tutje në këtë kompeticion.

Pra kaq ishte për Shkupin e shqiptarëve në kompeticionin më të madh të futbollit në botë.

Por, këtu nuk mbaron aventura e garave evropiane për Shkupin, sepse tashmë shkon në raundin e tretë të Eruopa League, por ka siguruar edhe ‘Play Off-in” e Conference League, atje ku do të ketë mundësi të artë për t’u kualifikuar në grupe.

Shpërndaje në: