Shmanget greva? Jasharaj i tregon Periskopit se çka ndodhi në takimin historik me Sveçlën dhe Nagavcin

Shmanget greva? Jasharaj i tregon Periskopit se çka ndodhi në takimin historik me Sveçlën dhe Nagavcin

Pas daljes nga takimi me ministrat Xhelal Sveçla dhe Arbërie Nagavci, kryetari i SBAShK-ut Rrahman Jasharaj ka dhënë një prononcim ekskluziv për Periskopin.

I pyetur për çfarë arsyesh ishte ftuar nga z. Sveçla si ministër i Punëve të Brendshme dhe jo nga Arbërie Nagavci e Arsimit apo Hekuran Murati i Financave, Jasharaj dha përgjigjen si vijon:

“Në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, është administruar edhe Ministrua e Administratës Publike. Dhe ajo konsiderohet sponzor i Ligjit të Pagave, ku punohet aty edhe lista niset nga aty për procedurat e tjera.” – ka thënë z. Jasharaj për Periskopin.

I pyetur nëse takimi ishte kontruktiv, Jasharaj foli me tone optimiste.

“Ne duhet të besojmë dhe urojmë të jetë [konstruktiv. Edhe Sveçla i tha ato që janë në përgjegjësinë e tij, dhe u vërtetua që ligji është duke u punuar, dhe ne insistuam që të punojnë që në leximin e dytë të ketë angazhim që të sigurohen mjete buxhetore të mjaftueshme që do ta mbështesin implementimin e ligjit. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë tutje,” – ka thënë z. Jasharaj.

Nuk dihet nëse një gjë e tillë do të shmangë grevën masive në arsim, por shenjat janë mjaft pozitive. /Periskopi

Shpërndaje në: