Shoferët që bënë gara në Pejë dhe rrezikuan popullin gjobiten 350 euro më pak se lypësi në Ferizaj

Shoferët që bënë gara në Pejë dhe rrezikuan popullin gjobiten 350 euro më pak se lypësi në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar popullin për një gjobë që i ka vënë një vozitësi pasi kishte bërë gara shpejtësie me një tjetër vozitës në një rrugë të Pejës.

E gjithë kjo ishte arritur në bazë të një video-inçizimi të publikuar në rrjetet sociale të Internetit.

Kjo ngjarje e shëmtuar dhe rrezikuese për trafikun kishte ndodhur më 20 korrik të këtij viti, e martë.

“Policia e Trafikut Rajonal, bazuar në incizimet e publikuara në rrejtet sociale, në qytetin e Pejës, ka identifikuar kundërvajtësin i cili është parë duke bërë gara shpejtësie me veturën tjetër duke i rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik, dhe të njëjtit i është shqiptuar gjoba e bashkangjitur.” – ka shkruar Policia, përcjell Periskopi.

Kundërvajtësi kishte pranuar kundërvajtjen e bërë.

Sidoqoftë, gjoba në fjalë duket mjaft e ulët në krahasim me gjobën që iu dha një lypësi në Ferizaj [500 euro] për aktin e lëmoshëkërkimit.

Shpërndaje në: