Shoferi i taksisë godet turmën e njerëzve, 10 të lënduar

Shoferi i taksisë godet turmën e njerëzve, 10 të lënduar

10 persona janë lënduar pasi një shofer taksie me makinën e tij u përplas në turmën e njerëzve afër aeroportit kryesor të Bostonit, por se nuk ka shenja se përplasja ishte e qëllimshme, transmeton Klan Kosova.

Policia shtetërore në Masaçusets ka njoftuar se përplasja e taksisë në njerëz afër aeroportit Logan, ka ndodhur dje pasidte sipas kohës lokale.

Autoritetet po zhvillojnë hetime për këtë incident, ndërsa shoferi 56 vjeçar po intervistohet nga policia.

“Në këtë pikë preliminare në hetim, nuk ka informacion që sugjeron se përplasja ishte e qëllimshme”, thuhet në kumtesën e policisë.

Shpërndaje në: