Shokohen mediat serbe: Talat Xhaferi me dy flamuj shqiptarë në zyrë

Shokohen mediat serbe: Talat Xhaferi me dy flamuj shqiptarë në zyrë

Mirëpo, mediave serbe nuk iu ka ikur edhe një detaj tjetre që shihet në zyrën e Xhaferi.

B92 raporton se Xhaferi ka vendosur dy flamuj shqiptarë në kabinetin e tij, njëri është i vendosur në tavolinën e tij dhe tjetri prapa tij afër një pikture gjigante të Nikola Martinoski, transmeton lajmi.net.

https://www.youtube.com/watch?v=lilqJyYSj90

Edhe mediat maqedonase kanë raportuar për vendosjen e flamurit, bile kanë raportuar se Xhaferi gjatë takimit më kreun e delegacionit të BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, e kishte vetëm flamurin e Maqedonisë dhe të BE-së.

Pas disa deklarimeve në media, Talat Xhaferi bëri të ditur se në kabinetin e tij do të vendos edhe flamurin e shqiptarëve, një gjë e tillë u pa sot pasi ai mori detyrën. /Lajmi.net/

Shpërndaje në: