Shokohet Milani, nga vendi i tretë bie në të pestin brenda pak minutave

Shokohet Milani, nga vendi i tretë bie në të pestin brenda pak minutave

Milani është befasuar si mysafir i SPAL-it, të dielën mbrëma në ndeshjen e fundit të sezonit në Serie A.

“Rossonerët” kishin një epërsi prej 2-0 pas pjesës së parë falë golave nga Hakan Calhanoglu dhe Franck Kessie, por gjithçka shkoi si mos më keq për ta në intervalin e dytë.

Kjo pasi, SPAL barazoi rezultatin fillimisht duke ngushtuar epërsinë me anë të Francesco Vicarit, para se Mohamed Fares të barazonte shiftat në minutën e 53-të.

Derisa pas pjesës së parë Milani pozicionohej në vendin e tretë, tani ka rënë në të pestin, pasi Interi ka kaluar në epërsi kundër Empolit, ndërsa Atalanta po avancon 2-1 kundër Sassuolos. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: