Shokon aktori i famshëm Johnny Depp: Gruaja më rrahte dhe abuzonte me mua

Shokon aktori i famshëm Johnny Depp: Gruaja më rrahte dhe abuzonte me mua

Johnny Depp ka akuzuar ish gruan e tij, Amber Heard-in se i ka ngjyrosur të ënjturat e saj, derisa e mohonte se e kishte abuzuar fizikisht, në një dokument që ka rrjedhur nga gjykata.

Aktorët e Hollywoodit, Depp dhe Heard ishin martuar në vitin 2015 para divorcit të tyre të hidhur dy vjet më vonë, me të dy që akuzonin njëri-tjetrin për dhunë. Pasi Heardi e para kishte bërë një op-ed në Washington Post në dhjetorin e vitit të kaluar, duke e përshkruar veten si viktimë të dhunës nga Deppi, ky i fundit ngriti padi për shpifje duke kërkuar $50m dëmshpërblim prej saj.

Deppi, 55 vjeçar, kishte shkruar në deklaratën e tij: “I kam mohuar akuzat e zonjushës Heard me vrull prej që i bëri ato në majin e 2016-s kur shkoi në gjyq me shenja mavijosjeje të bëra vetë për të cilat dëshmitarët dhe kamerat tregojnë se nuk i kishte… Do të vazhdoj t’i mohoj për gjithë jetën time.”

Më tej, ai shtonte: “Kurrë s’e kam abuzuar zonjushën Heard dhe asnjë grua tjetër.” Depp më tej pretendonte se agresori në lidhjen e tyre kishte qenë pikërisht ish gruaja e tij, Amber Heard.

“Ajo ishte agresori ndërsa unë viktima. Kur merrte drogë dhe alkool, ajo ushtroi një numër të madh aktesh të dhunës ndaj meje, shpesh madje edhe në prezencën e dëshmitarëve tjerë, që në disa raste më shkaktuan edhe lëndime serioze trupore.”

Avokati i Amber Heardit i kishte mohuar këto akuza. “Evidenca për këtë rast është e qartë: Johnny Depp vazhdimisht e rrihte Amber Heardin.” /Periskopi

Shpërndaje në: